TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Portieri brazilian Alisson Becker e kujton me nostalgji ish-skuadrën e tij “Romën”, me të cilën ka luajtur deri sezonin e kaluar.
Në prag të kthimit në Itali, ku me “Liverpoolin” do të ndeshet ndaj “Napolit”, Alisson tregon se sa të vështirë e ka pasur të largohej nga skuadra romane.
“Largimi nga ‘Roma’ ishte shumë i vështirë”, ka thënë Alisson. “Kam qarë për një kohë të gjatë, së bashku me gruan time. Bëra një zgjedhje profesionale, një hap përpara në karrierën time e Roma mori gjithashtu shumë para”.
“Me kokë vendosa të shkoj tek ‘Liverpooli’, por zemra ime ishte mbushur me lot”, ka theksuar ai.
/gj.m/j.p/











