Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 25 prill 2023

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e jugut reshjet kryesisht me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e vona të mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1 – 7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/19 Re shi diell
Kukës 6/18 Re shi diell
Lezhë 8/18 Re shi diell
Dibër 5/17 Re shi diell
Durrës 9/22 Re shi diell
Tiranë 10/23 Re shi diell
Elbasan 9/22 Re shi diell
Berat 6/22 Re shi diell
Vlorë 9/21 Re shi diell
Korçë 5/17 Re shi diell
Gjirokastër 4/20 Re shi diell
Sarandë 9/20 Re shi diell

  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga dhimbja e kokës tek migrena, çdo dhimbje koke ka kohën e vet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/4/2023