BOTË – Dita Botërore e Malaries.
BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë e përbashkët për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili.
LUKSEMBURG – Takimi i ministrave evropianë të Bujqësisë.
MADRID (Spanjë) – Vizitë e presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
LISBONË (Portugali) – Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva mban një fjalim në parlamentin portugez.
NJU JORK (SHBA) – Padi për shpifje kundër ish-presidentit Donald Trump, e ngritur nga gazetarja E. Jean Carroll, e cila e akuzon se e ka përdhunuar në vitet ’90.
UASHINGTON – Publikimi i librit “Letrat drejtuar Trump”, një përmbledhje letrash drejtuar Donald Trump nga personalitete të pasura dhe të famshme.
OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për konfliktin izraelito-palestinez, i kryesuar nga Sergei Lavrov.
JERUSALEM – Festimet e 75-vjetorit të krijimit të Izraelit.
SANTIAGO – Takimi i gjashtë i Forumit të Vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm./ a.jor.












