Ballina Bota

SUDAN – SHBA evakuon diplomatët dhe mbyll ambasadën

KHARTOUM, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar evakuimin e ambasadës së tyre në Sudan mes luftimeve të ashpra midis grupeve ushtarake rivale, konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

”I gjithë stafi i ambasadës dhe familjet e tyre u larguan shëndoshë e mirë nga Khartoum, theksoi DASH.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken deklaroi se ”operacionet në ambasadë ishin pezulluar përkohësisht”.

“Pezullimi i operacioneve në një nga ambasadat tona është gjithmonë një vendim i vështirë, por siguria e stafit tonë është përgjegjësia ime e parë”, shtoi Blinken. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e Shkencave, pjesëmarrëse në Kuvendin VII Albanologjik Ndërkombëtar në Mynih
Artikulli tjetërBegaj: Ermonela Jaho, ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë