TIRANË, 7 prill/ATSH – I. Vata/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në takim senatorin e Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines.
Xhaçka bëri të ditur se, në fokus të takimit ishte partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Në takim, ministrja Xhaçka vlerësoi rolin e SHBA në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
“Takim mjaft i mirë me senatorin e Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Nënvizova rolin vendimtar të SHBA në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike dhe shpreha kërkesën për ndihmë shtesë për më shumë qëndrueshmëri. E sigurova Senatorin për angazhimin e Shqipërisë për të punuar ngushtë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, theksoi Xhaçka pas takimit.
/gj.m/r.e/












