Ballina Aktualitet

Smith: Mbretëria e Bashkuar, avokate e vendosur e shtetit të së drejtës

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith zhvilloi një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Gjatë takimit Smith e uroi Zaçaj për plotësimin e Gjykatës.
“Diskutuam rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, rolin që luajnë gjykatat në mbrojtjen e kushtetutës, të të drejtave të qytetarëve, si dhe kuadrin vendimtar që cakton Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, tha ambasadori Smith, në një postim në rrjetet sociale.
Ambasadori britanik u shpreh se, “Mbretëria e Bashkuar mbetet një avokate e vendosur e shtetit të së drejtës, si pjesë e progresit të Shqipërisë si një vend i lirë dhe i pavarur”.
/k.s/ /gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Shumica e shqiptarëve përjetojnë një shtrëngesë të madhe ekonomike
Artikulli tjetërMSHMS: 28 të infektuar me COVID-19