Ballina Ekonomi

Rama: Kroçera e parë për 2023 në Sarandë

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në Sarandë është ndalur sot kroçera e parë me turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto të kroçerës në brigjet e Jonit, teksa theksoi se turistët amerikanë janë një ogur i mirë për sezonin turistik.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85 % më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84 % më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Mjekët në protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira
Artikulli tjetërMuzhaqi: Krijim i një gjenerate të re, me aftësi koduese