Ballina Flash

Amazon shkurton edhe 9 000 vende pune

KALIFORNI, 21 ,mars /ATSH-ANSA/ – Gjigandi Amazon ka shkurtuar edhe 9000 vende pune.

Njoftimi i është besuar një komunikimi të brendshëm nga drejtori menaxhues Andy Jassy.
Vështirësitë e kompanisë nuk kanë përfunduar dhe masat shtrënguese janë ende të nevojshme për të ‘kuruar’ hangoverin e pandemisë, kur rritja e tyre dukej e pandalshme.

“Ne sapo përfunduam fazën e dytë të planit tonë operativ javën e kaluar dhe unë shkruaj për të ndarë se ne synojmë të eliminojmë 9 000 pozicione të tjera në javët e ardhshme. Është një vendim i vështirë, por ne besojmë se është në interesin më të mirë të kompanisë afatgjatë”, thekson Jassy.

Jassy me punonjësit, duke specifikuar se shkurtimet do të kenë të bëjnë kryesisht me Shërbimet e Uebit të Amazon, burimet njerëzore dhe Twitch.

Jassy më pas shpjegon se reduktimet e reja janë të lidhura me “pasigurinë e ekonomisë në të cilën gjendemi dhe pasigurinë që ekziston për të ardhmen e afërt”.

Për këtë Amazon ka vendosur të jetë më e thjeshtë dhe më e efektshme.

Fjalët e Jassy-t kujtojnë ato të Mark Zuckerberg, i cili, duke përcaktuar 2023-shin si vit të efikasitetit për Metën, njoftoi dy raunde të rënda shkurtimesh të personelit, një me 11,000 dhe një tjetër me 10,000 persona.

Kjo është gjithashtu shkurtimi i dytë për Amazon: në fakt, në janar gjigandi i shitjeve online kishte shkurtuar 18,000 vende pune.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, rritje me 75% të fluturimeve pas pandemisë
Artikulli tjetërPanairi “Work and Study”, Kushi: Bursa sa paga minimale në programet prioritare