Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Rusia është sinonim i terrorit

KIEV, 12 mars /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shprehur keqardhjen për sulmet e reja terroriste brutale nga Rusia, në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin e tij.

“Raketat dhe artileria, dronët dhe mortajat. Shteti vicioz përdor një shumëllojshmëri armësh me një qëllim të vetëm, të shkatërrojë jetën dhe të mos lërë asgjë njerëzore pas”, tha Zelensky në videomesazhin e tij.

“Rrënojat, krateret ku godasin raketat janë autoportreti i Rusisë që ajo pikturon aty ku jeta ekziston pa Rusinë”, tha kreu i shtetit ukrainas.

“Ai është bërë sinonim i terrorit dhe do të jetë një shembull i humbjes dhe ndëshkimi i drejtë për terrorin e tij. Kremlini nuk mund ta ndalojë dënimin”, tha Zelensky.

Zelensky përmendi disa qytete dhe rajone që ishin prekur veçanërisht nga sulmet e reja ruse.

Ai tha se vetëm rajoni i Kharkivit kishte përjetuar 40 sulme me raketa që nga fillimi i vitit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/03/2023
Artikulli tjetërPolovina për ATSH-në: Mbi 1700 vizitorë vendas e të huaj në Muzeun “Onufri”