Ballina Aktualitet

Peleshi: Hapen 5 vende pune për ekspertët e sigurisë kibernetike

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Pesë vende të reja pune janë hapur për ekspertë të sigurisë kibernetike në njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë personat e interesuar për të aplikuar në këto vende pune.

“Njësia Speciale e Sigurisë Kibernetike fton më të mirët të bëhen pjesë e saj. 5 mundësi të reja punësimi, për këdo që ka pasion sigurinë kibernetike dhe dëshiron të jetë pjesë e një ekipi dinamik”, u shpreh Peleshi.

Ai ftoi ekspertët të mos e humbasin mundësinë për të punuar në këtë njësi, me një pagë absolutisht konkurruese dhe me mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s.

Peleshi informoi se aplikimet do të mbyllen më 22 mars 2023.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Nuk shoh gatishmëri të Putinit për të negociuar mbi konfliktin
Artikulli tjetër​Pulsi publik: 41 % e qytetarëve të kënaqur me punën e Qeverisë, 22 % me gjykatat