TIRANË, 6 mars /ATSH/ Abby Finkenauer, e dërguara e posaçme e SHBA për Çështjet Globale të Rinisë, u takua me katër të rinj të jashtëzakonshëm, ish-pjesëmarrës të programeve të shkëmbimit të Ambasadës, të mbështetura nga Departamenti i Shtetit i SHBA, gjatë vizitës së saj në Shqipëri javën e kaluar.
Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur sot se, këta udhëheqës të rinj ndanë histori rreth kohës së tyre në Shtetet e Bashkuara dhe i treguan Abby-t për qëllimet dhe planet e tyre të ardhshme.
E dërguara e posaçme u shpreh se sa mbresëlënës janë të rinjtë e Shqipërisë dhe se shpreson të shohë më shumë të rinj të talentuar shqiptarë që marrin pjesë në mundësitë e shumta të shkëmbimit të ofruara nga ambasada e SHBA në Tiranë.
/r.e/





















