Ballina Flash

Peleshi: Interes nga të rinjtë për të aplikuar në FA

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, të rinjtë kanë shprehur interes për të aplikuar për një nga 400 pozicionet e lira në Forcat e Armatosura.

Peleshi theksoi se, ka ftesë të hapur për të gjithë ata që duan të aplikojnë pranë Qendrës së Personel Rekrutimit apo në tendën e ngritur në qendër të Tiranës për të fituar një nga mundësitë më të mira për karrierën e tyre.

“Të jesh efektiv i FA është krenari, jo vetëm sepse përfaqëson forcën e kombit, por edhe sepse përfaqëson një vend anëtar të NATO-s”, nënvizoi më tej ministri Peleshi.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash.

Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup
Artikulli tjetërUKRAINË – Emërohet kreu i ri kundër korrupsionit pas gati një viti