SEUL, 3 mars /ATSH-DPA/ – SHBA dhe Koreja e Jugut po planifikojnë të zhvillojnë manovra të reja ushtarake duke filluar nga 13 marsi për një periudhë 11-ditore, tha sot ushtria koreano-jugore (USFK).
”Manovrat në terren do të integrohen në manovrat e stafit, i cili bazohet në simulime kompjuterike”, sipas USFK.
”Fillimisht ishte e paqartë se sa ushtarë do të dislokoheshin në këto manovra, që synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin ushtarak midis forcave të armatosura të dy vendeve përmes ajrit, tokës, detit, hapësirës, operacioneve kibernetike dhe speciale”, tha ajo.
SHBA ka 28 500 trupa të dislokuara në Korenë e Jugut si një pengesë për Korenë e Veriut, e cila është e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të programit të saj të armëve bërthamore dhe testeve të përsëritura të raketave.
Seuli është gjithashtu i mbuluar nga ombrella bërthamore e SHBA-së.
Pheniani së fundmi kërcënoi me kundërmasa nëse SHBA dhe Koreja e Jugut organizojnë stërvitje të mëtejshme ushtarake, thënë ndryshe një seri e re testesh raketore ose një provë e re bërthamore.
Uashingtoni dhe Seuli hedhin poshtë akuzat e përsëritura të Phenianit se manovrat janë pjesë e përgatitjeve për një sulm./ a.jor.




















