Ballina Flash

MSHMS: 11 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 qytetarë në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Durrës.

Ministria bën të ditur se, “në të gjithë vendin janë 147 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.

“Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (28 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 492

Testime totale 2,040,176
Raste pozitive 333,501
Raste të shëruara 329,756
Raste aktive 147
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër 4
Berat 3
Lezhë 3
Durrës 3
Korçë 2
Kukës 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇupi dorëzon amendamentin: Burgu i Burrelit të shpallet muze kombëtar
Artikulli tjetërAAC: Pasagjerët nga TIA pa kontrolle shtesë të sigurisë në tranzit, brenda 2025-ës