Ballina Aktualitet

Peleshi: Në solidaritet me popullin ukrainas

TIRANË, 24 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë deklaroi se, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me popullin ukrainas.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi përkujtoi 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë dhe garantoi solidaritet me popullin ukrainas.

“Sot bëhet një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me popullin ukrainas dhe të tregojmë mbështetjen tonë për të drejtën e tyre për siguri dhe sovranitet”, shkruan Peleshi.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFermeri nga Kavaja zgjeron sipërfaqet e mbjella, falë mbështetjes së AZHBR-së
Artikulli tjetërFOKUS – OKB i kërkon Rusisë largimin nga Ukraina