BERLIN, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Scholz akuzon udhëheqjen e Teheranit për luftë kundër popullit të vet iranian.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka cilësuar dënimin me vdekje të dhënë nga një gjykatë në Teheran kundër iranio-gjermanit Jamshid Sharmahd si “të papranueshëm”.
“Regjimi iranian po lufton popullin e vet në çdo mënyrë të mundshme dhe po injoron të drejtat e njeriut”, shkroi Scholz në Twitter të mërkurën.
“Ne e dënojmë atë në termat më të ashpër të mundshëm dhe i kërkojmë regjimit iranian të tërheqë dënimin.”
Më herët, qeveria gjermane dëboi dy diplomatë iranianë në përgjigje të dënimit me vdekje.
Një gjykatë revolucionare e kishte mbajtur 67-vjeçarin Sharmahd përgjegjës, ndër të tjera, për një sulm terrorist, njoftoi të martën portali i drejtësisë Mizan. Akuzat nuk mund të verifikohen. /os/












