Ballina Aktualitet

Shqipëri-Mali i Zi, mbledhje e përbashkët e qeverive, më 27 shkurt

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën (27 shkurt) mbledhje të përbashkët në Podgoricë.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në këtë mbledhje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez Dritan Abazoviç.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja e vajzave nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e skuadrës
Artikulli tjetërHovenier: SHBA-të krenare për partneritetin me FSK-në