Ballina Aktualitet

FA dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit stërvitje të përbashkët

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror që prej 2001.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Ushtarët nga Garda Kombëtare e Nju-Xhersit u trajnuan me partnerët e tyre të Forcave të Armatosura Shqiptare për mortaja 120 mm, komunikime me radio, aftësi fizike dhe zhvillim profesional të nënoficerëve.

Garda e Nju-Xhersit dhe Shqipëria kanë partneritet përmes Programit të Partneritetit Shtetëror që nga viti 2001.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria ndan mbi 10 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike
Artikulli tjetërSjellja e opozitës në Kuvend, Rama: Degradim që nuk e meritojnë shqiptarët