Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë për vajza, fundjava rezervon ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

TIRANË, 10 shkurt /ATSH – I. Vata/ Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Të shtunën është planifikuar të luhet sfida Vllaznia-Partizani, një takim që duket një formalitet për shkodranet që kanë hedhur një hap të madh në ndeshjen e parë të fituar me shifrat 7-0. Kjo ndeshje do të luhet në Shkodër, ditën e shtunë në ora 12:00.

Sakaq, takimi tjetër i kësaj faze do të luhet mes Tiranës dhe Apolonisë. Fieraket do të udhëtojnë drejt kryeqytetit këtë javë, teksa duket se janë një hap larg finales pas rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë. Sfida e kthimit do të luhet në kryeqytet ditën e diel në ora 13:00, teksa vajzat bardheblu do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të shpresojnë te një rezultat pozitiv.

Pas përfundimit të këtyre sfidave, do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni, teksa kujtojmë që fitueset në fuqi të Kupës së Shqipërisë janë vajzat shkodrane të Vllaznisë.

E shtunë, 11.02.2023

Vllaznia – Partizani (7-0)   ora 12:00

E diel, 12.02.2023

Tirana – Apolonia (0-4) ora 13:00

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës i vjen në ndihmë të moshuarit në situatë rruge, sistemohet në qendrën sociale
Artikulli tjetërEkpozitë fotografike në Galerinë e Artit, në Shkodër