Ballina Ekonomi

Unaza e Madhe e Tiranës, IKMT prish 5 objekte

TIRANË, 8 shkurt /ATSH – I. Vata/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)  vijoi sot prishjen e pesë objekteve në zonën Bregu Lumit-Sheshi Shqiponja, për t’i hapur rrugën vijimit të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se, vijon puna për prishjen e 5 objekte të lartësive të ndryshme në zonën Bregu Lumit-Sheshi Shqiponja.

“Në këtë zonë kalon gjurma e segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës” një vepër me interes publik në mbështetje të të cilit është edhe IKMT prej disa vitesh. Poseduesit e objekteve që kanë nisur të prishen, janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKulla 230-vjeçare në Bulqizë, destinacion turistik falë mbështetjes së AZHBR-së
Artikulli tjetërTKOB fton fëmijët instrumentistë t’i bashkohen Korit të Zërave të Bardhë