Ballina Ekonomi

Lungomare e re e Durrësit, ndikim ekonomik dhe vlerë e shtuar për turizmin

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Në Lungormaren e re të Durrësit vijon puna për fazën e parë prej 2 km, e cila pritet të përfundojë në muajin qershor.

Ky projekt infrastrukturor është një investim me ndikim të lartë ekonomik, që do t’i japë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punës për ndërtimin e Lungomares së Durrësit.

Gjatë ditës së djeshme Rama inspektoi punimet në këtë Lungomare, ku theksoi se, ”paralelisht po finalizohet edhe projekti i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik”.

Lungomarja e re do të ketë 3 kilometra vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive. Në gjithë vijën bregdetare janë rreth 58 godina hotelerie me 3100 shtretër.

Projekti merr një rëndësi të madhe duke pasur parasysh se gjatë sezonit turistik, popullsia në këtë zonë rritet me 600 mijë banorë.

/k.s/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtim i kafshëve të rralla në Parkun e Prespës
Artikulli tjetërSot ditë zie në Kosovë