TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Anëtarët e Këshillit Rinor të ambasadës së SHBA në Tiranë mirëpritën kolegët e tyre nga Këshilli Rinor i Maqedonisë së Veriut në Tiranë gjatë fundjavës.
Të dyja grupet po punojnë së bashku gjatë këtij shkëmbimi të Këshillave Rinore për të ndarë praktikat më të mira, për të përmirësuar planifikimin strategjik dhe për të bashkëpunuar në programet e përbashkëta rajonale.
Gjatë takimit ata diskutuan gjithashtu prirjet dhe çështjet më të fundit që ndikojnë te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, si emigracioni, korrupsioni, arsimi dhe mundësitë ekonomike.
Ambasada e SHBA në Tiranë shprehet se është krenare që mbështet këta liderë të ardhshëm teksa ata kërkojnë të përmirësojnë jetën e bashkëqytetarëve të tyre dhe të krijojnë një të ardhme më të fortë, më të barabartë dhe më të begatë për të gjithë.
/k.s/























