Ballina Flash

Qeveria miraton 11 rregullore të reja

PRISHTINË, 4 shkurt /ATSH/ Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar 11 rregullore, ndër to edhe atë për pagën bazë dhe përvojën në punë për të punësuarit në sektorin publik.

Sipas Qeverisë, në këtë mbledhje është miratuar edhe rregullorja për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar, rregullorja për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor, rregullorja për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës dhe rregullorja për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

Gjithashtu, është miratuar edhe rregulloja për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit, rregullorja për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës, rregullorja për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik, rregullorja për Shtesën Funksionale, rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë dhe rregullorja për ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTUGALI – Costa: Do të dërgojmë tanke Leopard 2 në Ukrainë
Artikulli tjetërBoshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave