BERLIN (Gjermani) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në vizitë zyrtare në Gjermani për përmirësimin e marrëdhënieve pas disa vite e tensionuar.
BRUKSEL (Belgjikë) – Përurimi i një sheshi të Brukselit në nderim të deputetes laburiste, Jo Cox e vrarë gjatë fushatës kundër Brexit.
BERLIN (Gjermani) – Fjalim i Angela Merkel për sfidat në të ardhmen për Gjermaninë dhe demokracitë përpara një grupimi të partisë së saj së qendrës së djathtë.
MILANO (Itali) – Prezantimi i ligjit të korrigjuar të financave për 2018, me perspektivat e para të shumëpritura për buxhetin 2019.
FRANKFURT (Gjermani) – BQE : Fjalim i presidentit Mario Draghi në hapje të konferencës vjetore të komitetit të mbikëqyrjes së rreziqeve sistematike.
SHËN-SEBASTIEN (Spanjë) – Festivali ndërkombëtar i filmit.
UASHINGTON (SHBA) – Christine Blasey Ford dëshmon para Senatit amerikan për abuzim seksual, një veprim për të cilin ajo akuzon Brett Kavanaugh, kandidat për në Gjykatën e Lartë. Brett Kavanaugh do të merret gjithashtu në pyetje nga senatorët.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Fjalim i krerëve të shteteve dhe qeverive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
UASHINGTON (SHBA) – Numri 2 i Ministrisë së Drejtësisë, Rod Rosenstein do të pritet në takim nga presidenti Donald Trump për të hedhur dritë në lidhje me deklaratat e lëshuara ndaj tij për moskompetencë për ushtrimin e funksionit të presidentit.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Dita e tretë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me deklaratat e Kilit, Belgjikës dhe të Bashkimit Europian.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Fjalim i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
FILIPINE – Ekspozitë për mbrojtjen, sigurinë dhe menaxhimin e krizës, me objektivin për modernizimin e ushtrisë filipine./ /v.b/ a.jor.




















