Ballina Kryesore

Rikthehet opera Carmen në skenën e TKOB

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ – Opera “Carmen” rikthehet këtë fund shtatori në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kjo Opera. “Mirëmëngjes dhe me këtë rikthim të operas Carmen, më e ndjekura në 10 vitet e fundit, e cila do të shfaqet për 4 netë në Pallatin e Kongreseve duke ndezur sezonin e ri artistik shtator-dhjetor, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në rolin e Carmen do të jetë sërish sopranoja Vikena Kamenica, por rivënia në skenë këtë herë konkretizon Protokollin e Bashkëpunimit që TKOB nënshkroi sezonin e kaluar me Teatrin Nacional të Operas së Serbisë.

Orkestra e TKOB do të dirigjohet nga Dejan Savić, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Operas së Beogradit.

Opera “Carmen” do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 27, 28, 29 dhe 30 shtator, ora 19:00.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27.9.2018
Artikulli tjetërLONDËR – Një i dekoruar nga Putin, fshihet pas sulmit në Salisbury