Ballina Ekonomi

AKU licencon 9 biznese ushqimore

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se, për periudhën 23-27 janar 2023, ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 11 kërkesa për pajisje me licencë.

AKU njoftoi se, nga këto kërkesa, ka miratuar 9 licencime dhe ka refuzuar 2 të tilla.

Sipas AKU-së, arsyet e refuzimit të licencimit ishin se, kishte mospërputhje të adresës së deklaruar në aktin e regjistrimit me atë ne aktin e certifikatës së pronësisë.

Gjithashtu nuk plotësohej kriteri për drejtuesin teknik sipas kërkesave ligjore.

AKU tërheq vëmendjen e subjekteve që duan të licencohen si operatorë në sektorin ushqimor, për respektimin rigoroz të dokumentacionit në respektim të ligjit dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrollet e tregut agro-ushqimor, Shqipëria pjesëmarrëse në trajnimin në Athinë
Artikulli tjetërSHBA: Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin