TIRANË, 30 janar /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor ndaj euros dhe dollarit amerikan, ndërsa humbi terren me paundin britanik dhe frangën zvicerane, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 116.62 lekë, ose 0.01 lekë më pak.
Dollari amerikan u këmbye me 106.88 lekë, ose 0.23 lekë më pak se në fundjavë. Ndërkohë paundi britanik u mbiçmua me 0.05 lekë dhe këmbehet me 132.67 lekë.
Monedha zvicerane këmbehet me 116.38 lekë ose 0.01 lekë më shumë se ditën e premte.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 106.88 | -0.23 | |
| Euro | EUR | 116.62 | -0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 132.67 | +0.05 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 116.38 | +0.01 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 82.29 | -0.27 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.82 | -0.40 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 80.25 | -0.20 | |
| Korona Suedeze | SEK | 10.38 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 10.83 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.68 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 144.41 | -0.46 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 205987.69 | -637.14 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2535.19 | -2.25 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.83 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.83 | -0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 5.68 | -0.01 | |
/gj.m/












