Ballina Flash

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projekte artistike për vitin 2023

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” hapi thirrjen për projekte artistike për vitin 2023.

“Prioritet do të ketë dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, evropiane dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin që teatri ka bërë publik edhe në rrjetet sociale.

Thirrja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është e vlefshme edhe për bashkëprodhimet.

Të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë mund të prezantojnë projektet e tyre për: Projekte artistike për shfaqje për të rritur, projekte artistike për shfaqje për adoleshentë dhe të rinj si dhe projekte artistike për shfaqje për fëmijë.

Pak ditë më parë, Teatri “Kujtim Spahivogli” u bë me drejtor të ri. Ai është koreografi Gjergj Prevazi.

Pasi i uroi suksese, ministrja Margariti, u shpreh e bindur se, Gjergj Prevazi do t’i ofrojë këtij teatri seriozitet dhe pasion, si dhe do të shtrijë rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe do të çojë përpara nismat në mbështetje të artistëve të rinj, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, siç e kërkon statusi i këtij institucioni.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Agroturizëm Bylis”, e ngritur nga çifti i emigrantëve me mbështetjen e AZHBR-së
Artikulli tjetërGjermania, automjete dhe pajisje logjistike për Policinë e Shtetit