TIRANË, 25 janar/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë.
Rastet me COVID-19 rezultuan: 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetar në Kurbin, Vlorë, Sarandë.
Sipas njoftimit të MSHMS-së, janë 142 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
“Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë”, bëri të ditur MSHMS.
Statistika (25 janar 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 2,028,873
Raste pozitive 333,196
Raste të shëruara 329,458
Raste aktive 142
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 109
Fier 13
Vlorë 10
Lezhë. 3
Korçë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Durrës. 1
/j.p/























