Ballina Flash

Zelensky feston 45-vjetorin

KIEV, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky mbush sot 45 vjeç.

Bashkëshortja Olena e uron me një postim në Telegram duke publikuar një foto me bashkëshortin e saj të buzëqeshur.

“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet”, shtoi Olena.

“Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e presidentit./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAT, ekspozita “My Space” kushtuar të rinjve
Artikulli tjetërBiba: Konkurrenca e lirë dhe efektive në treg, thelbësore për integrimin evropian