Ballina Flash

Rama: Programi i ri i Kodimit, një derë e re e së ardhmes për të rinjtë

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Programi i kodimit, hartimi i të cilit përbën një ndër arritjet e vitit 2022, çeli aplikimet për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, programi i ri i Kodimit, i cili është çelur nga qeveria shqiptare, është si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.

Për të gjithë të rinjtë e interesuar të ndjekin kurset profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit ofrohet tashmë mundësia të aplikojnë për të përfituar subvencionim nga qeveria shqiptare në kursin profesional në të cilin duan të specializohen, nëpërmjet shërbimit “Aplikim për kursin e Formimit Profesional me mbështetje financiare” në e-Albania.

Përtej subvencionimit, ky program do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit.

Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100%.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti takon Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi 
Artikulli tjetërVeliaj me nxënësit e shkëlqyer të Tiranës: Të promovojmë vlerat e vërteta