Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 janar 2023

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herë pas hershme dhe afatshkurtra me diell kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e jug-jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet e dëborës me intensitet të ulët deri në lartësitë kodrinore mbi 400-500 metër ndërsa reshjet e dëborës me intensitet të ulët në veriperëndim zbresin deri në lartësitë 100-200 metër.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 3- 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të jetë erë tepër intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-20 m/sek deri në orët e mesditës më pas intensiteti i erës bie. Valëzimi në dete fillimisht parashikohet i forcës 4-7 ballë më pas 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/10 Re shi /borë
Kukës -1/7 Re borë
Lezhë 4/6 Re shi /borë
Dibër -2/4 Re borë
Durrës 4/11 Re shi
Tiranë 5/11 Re shi
Elbasan 3/5 Re shi/borë
Berat 4/7 Re shi
Vlorë 5/10 Re shi/stuhi
Korcë 0/5 Re borë
Gjirokastër 2/16 Re shi stuhi/borë
Sarandë 5/9 Re shi/stuhi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia nis zgjerimin e gardhit kufitar me Turqinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/01/2023