Ballina Bota

FOKUS – ”Metropolitan Opera” koncert për përvjetorin e luftës në Ukrainë

NJU JORK, 21 janar /ATSH-DPA/ – ”Metropolitan Opera” e Nju Jorkut planifikon të përkujtojë përvjetorin e parë të sulmit rus në Ukrainë me një koncert më 24 shkurt.

”Orkestra, e drejtuar nga Yannick Nézet-Séguin, do të luajë ‘Requiem’ të Wolfgang Amadeus Mozart dhe Simfoninë e Pestë të Ludwig van Beethoven, dhe disa këngëtarë solo ukrainas do të performojnë gjithashtu”, tha opera me famë botërore.

“Requiem’ i Mozartit është për të kujtuar viktimat e pafajshme të luftës Beethoveni është në pritje të fitores që do të vijë”, citohet të ketë thënë drejtori i Met Peter Gelb.

”Himni kombëtar ukrainas do të interpretohet gjithashtu”, tha ai.

Vitin e kaluar, teatri i operës në Manhattan mblodhi fonde për viktimat e luftës me një koncert dhe njoftoi se, si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës, për momentin nuk do të punonte më me artistë apo institucione që mbështesnin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANALIZË – ”Leopard 2” & ”M1 Abrams” të ngjashëm, por jo të njëjtë
Artikulli tjetërRama me familjarët e 4 protestuesve të vrarë në Bulevard, homazhe në 12-vjetorin e 21 Janarit