Ballina Aktualitet

Rihapet për qarkullimin e automjeteve rruga e Arbrit

TIRANË, 20 janar/ATSH – I. Vata/ – Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njofton se është rihapur për qarkullimin e automjeteve rruga e Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila u bllokua në orët e para të mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës.

Policia njofton se qarkullimi do të kryhet vetëm me goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e tyre në rrugë, me qëllim orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve për një qarkullim sa më të sigurt e me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për ta. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – 37 milionë llogari të T-Mobile goditen nga një sulm kibernetik
Artikulli tjetërShqipëria, bilanc tregtar pozitiv me Italinë në 2022-shin