Ballina Aktualitet

Manja në Lezhë: Të jemi të gjithë bashkë në krah të njëri-tjetrit

TIRANË, 19 janar/ATSH – I. Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vizituar sonte zonat e prekura nga reshjet e shiut në qarkun e Lezhës.

Në një postim në rrjetet sociale Manja, bëri thirrje që të gjithë palët të bashkëpunojnë në këtë situatë të reshjeve që kanë përfshirë të gjithë vendin.

“Me motin nuk luftojmë dot, por që të jemi të gjithë bashkë në krah të njëri-tjetrit, në këto orë të vështira të një shiu që bie pa pushim, e kemi treguar me vepra e jo me fjalë”, shkroi Manja.

Duke iu përgjigjur deklaratave të PD-së, Manja theksoi se, ata që kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësitë do ta marrin përgjigjen në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ato që duan të bëjnë vota me fatkeqësitë natyrore, do ta marrin përgjigjen si duhet më 14 maj, pasi Lezha e drejtuar nga Pjerini dhe Partia Socialiste nuk ka asgjë të përbashkët me Lezhën që qeverisej nga foltorja e djeshme që kërkon të kacavirret përsëri në pushtet duke duartrokitur çdo fatkeqësi natyrore. Zoti është me njerëzit e punës dhe bashkia Lezhë e ka gjetur me kohë njeriun e punës: Pjerin Ndreun”, shkruan Manja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Ligjvënësit e BE-së bëjnë thirrje që IRCG të jetë në listën e terrorizmit
Artikulli tjetërSa pije alkoolike në javë u këshillohen… kanadezëve?