Ballina Bota

FISHË TEKNIKE – Dhjetëra vende dëbojnë diplomatë rusë

BERLIN, 27 mars /ATSH-DPA/ – Në kuadër të reagimeve për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Britaninë e Madhe, për të cilin akuzohet Moska, dhjetëra vende të tjera, përveç saj, kanë dëbuar apo po planifikojnë të dëbojnë një numër të konsiderueshëm diplomatësh rusë.

Përveç vendeve europiane, SHBA ka kërkuar që 60 zyrtarë rusë të largohen nga vendi.

Kanadaja do të dëbojë katër ndërsa Ukraina do të dëbojë 13 diplomatë rusë.

Australia do të dëbojë dy të tillë.

Më poshtë vijon lista e vendeve europiane që kanë dëbuar apo do të dëbojnë diplomatë rusë:

Gjermania, katër diplomatë

Franca, katër diplomatë

Polonia, katër diplomatë

Republika Çeke, tre diplomatë

Lituania, tre diplomatë

Italia, dy diplomatë

Holanda, dy diplomatë

Danimarka, dy diplomatë

Spanja, dy diplomatë

Estonia, një diplomat

Letonia, një diplomat

Suedia, një diplomat

Rumania, një diplomat

Finlanda, një diplomat

Kroacia, një diplomat

Hungaria, një diplomat

Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë

Shqipëria, dy diplomatë

Maqedonia, një diplomat./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Erdogan: Zgjerimi i BE-së pa Turqinë do të ishte gabim i rëndë
Artikulli tjetërShqiptarët, histori suksesi në Itali