Ballina Flash

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2022

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herë pas hershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra por të herë pas hershme në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 4 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/13 Re pak shi /diell
Kukës 4/11 Re pak shi /diell
Lezhë 4/11 Re pak shi /diell
Dibër -1/8 Re pak shi /diell
Durrës 6/15 Re pak shi /diell
Tiranë 5/15 Re pak shi /diell
Elbasan 4/15 Re pak shi /diell
Berat 1/16 Re pak shi /diell
Vlorë 6/16 Re pak shi /diell
Korçë -1/9 Re pak shi /diell
Gjirokastër -2/13 Re pak shi /diell
Sarandë 6/15 Re pak shi /diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Voyaged” e ndjekur nga miliona njerëz, promovon Krujën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/12/2022