LISBONË, 28 dhjetor /ATSH/ – E dashura e futbollistit më të paguar në botë, Cristiano Ronaldos, ish-shitësja Georgina, ka publikuar në rrjetet sociale surprizën e bërë për CR7-ën, shkruan faqja gossip.it.
Bëhet fjalë për një ”Rolls Royce” krejt të ri, që i bashkohet koleksionit shumë të pasur të futbollistit të makinave luksoze si ”Cadillac Escalade”, që Georgina i dha për ditëlindje CR7-ës.
”Rolls Royce Dawn” është i bardhë në të argjendtë.
Kompania njoftoi se do të ndalonte prodhimin e makinës përgjithmonë, kështu që 400 000 eurot janë investuar mirë, një dhuratë shumë e çmuar.
Videoja e publikuar prej arriti të merte gjashtë milionë pëlqime në Instagram./ /os/




















