Ballina Flash

Projekti i ricklimit dhe kompostimit në mbi 10 bashki të vendit

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim Heike Backofen-Warnecke, drejtuese e divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Gjermani, si edhe drejtues e përfaqësues nga KfW, Kooperacioni Gjerman në Shqipëri GIZ dhe Ambasada e Gjermanisë.

Në qendër të takimit ishte projekti i riciklimit dhe kompostimit në mbi 10 bashki të vendit, partneriteti për klimën siç kemi dakordësuar në Samitin e Berlinit, e sigurisht Vjosa që me mbrojtjen si Park Kombëtar krijojmë diçka unike në Evropë.

Kumbaro vlerësoi bashkëpunimin me partnerët gjermanë si shumë të vyer, ndërsa i cilësoi ata “mbështetës të fuqishëm të nismave në mjedis dhe turizëm”.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina ul fitimet industriale
Artikulli tjetërBalluku në tunelin e Llogorasë: Puna drejt përfundimit, hapen 5.5 km