TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ne bregdet era hera herës fiton shpejtësi deri në 6-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/16 | Diell |
| Kukës | 1/13 | Diell |
| Lezhë | 2/17 | Diell |
| Dibër | 0/12 | Diell |
| Durrës | 6/19 | Diell |
| Tiranë | 6/19 | Diell |
| Elbasan | 4/20 | Diell |
| Berat | 2/20 | Diell |
| Vlorë | 8/21 | Diell |
| Korçë | 1/13 | Diell |
| Gjirokastër | 1/18 | Diell |
| Sarandë | 7/20 | Diell |






















