Ballina Flash

MSHMS: 23 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetar në Krujë, Kolonjë.

Ministria informon se, janë 220 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

“Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur MSHMS.

Statistika ( 23 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 406

Testime totale 2,017,208
Raste pozitive 332,652
Raste të shëruara 328,836
Raste aktive 220
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 170
Gjirokastër 14
Fier 10
Durrës 7
Lezhë 5
Berat 5
Vlorë 4
Korçë 3
Shkodër 2

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Rritet për herë të parë magazinimi i gazit, tre anije të reja LNG
Artikulli tjetërVeliaj: Buxheti ynë për 2023, pa rritur asnjë taksë për familjarët