Ballina Aktualitet

Dhjetori i festave të Fundvitit në Pukë

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Puka, parajsa e fshehtë e Veriut, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ka ndezur dritat e festave të Fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Pukës në prag të festave të Fundvitit.

Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.

Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqeni i Vogël e kanë shndërruar atë dhe në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakObjekti i ri në Durrës, fuqizim i kapaciteteve të MBZHR-së për sigurinë ushqimore
Artikulli tjetër4 studio finaliste për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun e Butrintit