TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe kryesisht të dendura por gjatë pjesës së parë të ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell kryesisht përgjatë zonave të ulëta.
Duke filluar prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat në zonën e jugut fillimisht dhe më pas edhe në zonën e qendrës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në zonën e juglindjes parashikohen reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me deri në 5-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/12 | Re pak diell |
| Kukës | 1/7 | Re pak diell |
| Lezhë | 3/14 | Re pak diell |
| Dibër | -2/4 | Re pak diell |
| Durrës | 4/17 | Re pak diell |
| Tiranë | 3/15 | Re pak diell |
| Elbasan | 2/13 | Re pak diell |
| Berat | 3/15 | Re pak diell/shi |
| Vlorë | 4/17 | Re pak diell/shi |
| Korçë | 0/5 | Re pak diell/shi |
| Gjirokastër | 2/14 | Re pak diell/shi |
| Sarandë | 7/17 | Re pak diell/shi |





















