Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 6 dhjetor 2022

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në bregdetin jugor dhe pjesërisht në zonën qendrore. Në veri-veriperëndim dhe në bregdetin perëndimor, reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike gjatë pasdites. Mjegullë/mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug  me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/13 Re shi
Kukës 2/11 Re
Lezhë 10/15 Re shi
Dibër 1/10 Re
Durrës 11/19 Re shi
Tiranë 11/19 Re shi
Elbasan 11/18 Re diell
Berat 10/19 Re diell
Vlorë 11/19 Re shi
Korçë 3/11 Re
Gjirokastër 9/15 Re shi
Sarandë 11/17 Re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet drejtuesja e re e ASIG, Vilma Tomço
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/12/2022