TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtuesen e re të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Vilma Tomço.
Balluku u shpreh se Tomço është profesioniste e zonja dhe drejtuese me eksperiencë në administratën shtetërore.
“Rëndësia që ASIG ka në përpunimin dhe publikimin e informacioneve gjeohapësinore që do të përftohen nga kontrolli gjithpërfshirës dhe periodik i sipërfaqes së territorit të vendit, përmes dy satelitëve ‘Albania 1’ dhe Albania 2” është e një natyrë prioritare për qeverinë shqiptare, pasi do të sigurojnë monitorim me teknologji të avancuar, të të gjithë territorit të vendit”, theksoi Balluku në një postim në rrjetet sociale.























