Ballina Bota

“Financial Times” shpall Zelensky njeriun e vitit

KIEV, 5 dhjetor /ATSH-UKRINFORM/ – Revista e njohur britanike “The Financial Times” ka shpallur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si personin e vitit 2022.

“Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është personi i vitit, sipas “The Financial Times”.

”44-vjeçari ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”, sipas “The Financial Times” në Twitter.

“Vendimi i Zelensky për të qëndruar në Kiev në vend që të pranonte ofertën e evakuimit ishte një nga momentet më të rëndësishme në luftë”, sipas medias.

“Unë jam më shumë i përgjegjshëm se sa i guximshëm. . . Urrej t’i zhgënjej njerëzit”, tha presidenti i Ukrainës në një intervistë për “The Financial Times”./ /ai/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Më në fund inflacioni tregon shenja lehtësimi
Artikulli tjetërPërzgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED-it