Ballina Flash

Rhine River Ramblers e Ushtrisë së SHBA, performancë në Tiranë

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Banda Rhine River Ramblers e Ushtrisë së SHBA vizitoi Shqipërinë këtë javë për të performuar si pjesë e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Grupi Dixieland Jazz performoi së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s në Vlorë dhe Korçë, si pjesë e festës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë theksoi se ata do të performojnë këtë të shtunë në Tiranë në “Pallatin e Kongreseve”.

Banda e Ushtrisë së SHBA do të luajë muzikë jazz dhe blues për publikun shqiptar, muzikë që simbolizon shumëllojshmërinë e kulturave dhe etnive në Shtetet e Bashkuara të shekullit të 20-të, veçanërisht të qytetit Nju-Orleans.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak15-vjetori i laboratorit gjerman, Veliaj dhe Steinmeier vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”
Artikulli tjetër113 vjet Normale, Llatja: Tradita e arsimit vazhdon