Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 dhjetor 2022

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Gjatë pjesës së parë të ditës parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në male reshje dëbore. Prej orëve të mesditës reshjet mbeten prezente kryesisht në relievet malore.

Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës pritet të arrijë shpejtësinë deri në 10-12m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 -3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/11 Re shi
Kukës 4/5 Re shi/bore
Lezhë 9/12 Re shi
Dibër 1/4 Re shi/bore
Durrës 7/15 Re shi
Tiranë 8/14 Re shi
Elbasan 10/15 Re shi
Berat 6/15 Re shi
Vlorë 10/16 Re shi
Korçë 4/6 Re shi/bore
Gjirokastër 3/10 Re shi
Sarandë 9/15 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE strategji të re për trajtimin e sfidave në kujdesin shëndetësor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/12/2022