TIRANË, 26 Mars /ATSH- I. Vata/ – Partitë opozitare zhvilluan sot në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, një takim të përbashkët me grupet parlamentarë.
Duke vënë theksin tek çelja e negociatave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emër të opozitës, shpjegoi qëndrimin ndaj kësaj çështjeje, duke theksuar se opozita kërkon hapjen e negociatave me BE.
“Më lejoni që të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar qëndrimin tonë të cilin ia kemi komunikuar në vazhdimësi institucioneve Europiane dhe vazhdojmë ta bëjmë me partitë si motra. Ne kërkojmë hapjen e negociatave”, theksoi Basha.
Më tej, kreu i Partisë Demokratike vuri në dukje hapja e negociatave do ti ndihmojë shqiptarët.
“Ne kemi bindjen e thellë se hapja e negociatave do ndihmojë shqiptarët të dalin nga gjendja e vështirë ku ndodhen, do t’i ndihmojë përmes rritjes së monitorimit dhe mbikëqyrjes të institucioneve Europiane, duke shpalosur të vërtetën Shqipëria reale”.
Më tej, Basha vuri në dukje se “ne kemi shpalosur mendimin tonë para institucioneve se, mos hapja e negociatave do ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, do të pengojë arritjen e standardeve dhe plotësimin e pesë kushteve të vendosur nga Komisioni Europian. Kreu i opozitës i bëri apel të gjithë shqiptarëve të bëhen bashkë në këtë betejë.
Sakaq, edhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kyemadhi u shpreh e gatshme për të mbështetur këtë iniciativë. “Ne me të gjithë strukturat tona në vend dhe qytetarët do nisim aksionin qeveritarë”, përfundoi Kryemadhi. /z.tosku//e.caushi/











