Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e martë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 117.02 lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta.

Dollari amerikan u këmbye me 113.81 lekë, ose 0.60 lekë më pak se të hënën. Ndërkohë paundi britanik këmbehet me 134.98 lekë, në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.

Monedha zvicerane këmbehet me 119.27 lekë ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 113.81 -0.60
Euro EUR 117.02 -0.05
Poundi Britanik GBP 134.98 0.00
Franga Zvicerane CHF 119.27 -0.02
Jeni Japonez (100) JPY 80.56 -0.14
Dollari Australian AUD 75.62 -0.05
Dollari Kanadez CAD 84.95 -0.22
Korona Suedeze SEK 10.67 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.17 +0.02
Korona Daneze DKK 15.73 -0.01
SDR SDR 148.42 -1.74
Ar (OZ 1) XAU 198870.62 -197.06
Argjend (OZ 1) XAG 2408.91 +45.43
Juani Kinez (onshore) CNY 15.95 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.93 -0.02
Lira Turke TRY 6.11 -0.03

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 25 të infektuar me COVID-19
Artikulli tjetër“Një portë digjitale mbi jetën profesionale”, Linda Rama prezanton platformën e saj online